Aktualitet

Turqi, shqiptari kapet me 10 kg kokainë në aeroport

Arrestohet me 10 kg kokainë shqiptari në Turqi. 45 vjeçari u zbulua në aeroportin “Ataturk” nga skanerat e sigurisë. Lënda narkotike ishte e fshehur në një valixhe me destinacion Brazilin. Nuk bëhet publik identiteti i shtetasit shqiptar, i cili po merret në pyetje në një paraburgim në Stamboll, për të zbuluar më shumë rreth rrjetit të trafikut të kokainës.