Në Malësinë e Madhe sekuestrohen pasuritë e një të dyshuari si kreu i një organizate kriminale që vepronte në Malin e Zi. Prokuroria e Shkodrës ngre dyshime se ato janë vënë nga trafikimi dhe shitja e lëndëve narkotike. Eshtë fjala për 7 pasuri të paluajtshme, në pronësi të shtetasit Ndue Vasel Pepaj. Mes pronave të sekuestruara rezulton dhe Hotel “Cavaliero” në Bajzë të Malësisë së Madhe.