Ashlee Pease është një nënë e 5 fëmijëve që shpesh publikon histori të familjes në TikTok me emrin @thepeasefamily, ku ka mbi 200 mijë ndjekës. Në një video, e cila deri më tani ka mbledhur dy milionë shikime, kjo nënë zbuloi se vajza e saj ishte ngacmuar në shkollë për shkak të qimeve në fytyrë. Si zgjidhje për problemin, vajza e saj Xhisiela i kërkoi mamasë të hiqte qimet midis vetullave dhe sipër buzës së sipërme.
Pas disa tentativave, Ashlee vendosi ta çonte vajzën e saj te një profesionist për ta bërë atë siç duhet. E ndërsa kjo mama mendonte se bëri gjënë e duhur për të ndihmuar vajzën e saj, shumë njerëz në komente arritën në përfundimin se ajo nuk bëri gjënë e duhur.
https://www.tiktok.com/@thepeasefamily/video/7171250756648226094?referer_url=telegrafi.com%2Fnje-nene-depiloi-fytyren-e-vajzes-10-vjecare-ne-kritika-te-ashpra%2F&refer=embed&embed_source=70846779%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_blank&referer_video_id=7171250756648226094
Një komentues shkroi se: “Mendoj se fëmijët nga shkolla e saj tani po e shikojnë këtë dhe ndjejnë kënaqësinë që e kanë sjellë deri në këtë pikë. Duhet t’i kishe shpjeguar se është e bukur ashtu siç është dhe se nuk ka nevojë për asnjë depilim”. Standardet e bukurisë ndryshojnë gjithmonë dhe Joanna Kenny di shumë për mënyrën sesi të mos qenit në gjendje për të vazhduar në ndjekje të këtyre standardeve mund të rrëzojë vetëvlerësimin e një gruaje. Si estetiste, ajo takon shumë gra që i bëjnë të dyshojnë në bukurinë e tyre dhe për këtë arsye dha opinionet e saj në lidhje me standardet e sotme të bukurisë…