Aktualitet

U fut ilegalisht me kamion, shqiptari fiton gjyqin në Britani dhe nuk do të dëbohet!

Një shqiptar që tentoi të hynte ilegalisht në Britaninë e Madhe katër herë është lejuar të qëndrojë pasi u vendos se dënimi i tij për drogë nuk shkaktoi dëm serioz. Erind Koka, 33 vjeç, hyri në Mbretërinë e Bashkuar me kamion në vitin 2019, pas shtatë vitesh përpjekje. Brenda një viti ai u dënua për përfshirjen e tij në prodhimin e drogës së klasës B, sipas The Times.

Megjithëse dëbimi i tij ishte konsideruar “i favorshëm për të mirën publike”, një gjykatë vendosi se vepra e Kokës, i cili kishte “ujitur bimët e kanabisit”, nuk e cilësonte atë si “kriminel të huaj”.  Koka u përpoq për herë të parë të hynte në Mbretërinë e Bashkuar nga ajri në tetor 2012 duke përdorur dokumente false, por iu refuzua hyrja dhe u dërgua në Finlandë.

Në maj 2013, ai u gjet i fshehur në një rimorkio dhe pa dokumentacion nga stafi i Agjencisë Kufitare në Dunkirk, Francë. Në vitin 2018, u zbulua në një furgon kampi në Coquelles, pranë Calais, nga autoritetet franceze. Ai hyri me sukses me kamion vitin e ardhshëm.

Pasi u dënua për drogë, Koka apeloi për dëbimin e tij. Një gjykatës i shkallës së parë të gjykatës vendosi në favor, duke përcaktuar se vepra e tij “nuk kishte ka shkaktuar dëm serioz”. Home Office apeloi kundër këtij vendimi, por ai u mbështet nga gjykata e sipërme.

Ankesa e Kokës kundër dëbimit të tij është një nga 74 mijë e 969 çështjet që po trajtohen në gjykatat e Apelit të emigracionit dhe azilit, shumica e të cilave përfshijnë azilkërkuesit që apelojnë kërkesat e tyre të refuzuara.

74 mijë e 969 raste janë në gjykatat e Apelit të Emigracionit dhe Azilit, shumica e të cilave përfshijnë azilkërkuesit që apelojnë kërkesat e tyre të refuzuara. The Times zbuloi në fillim të kësaj jave se ministrat po planifikojnë të ndryshojnë ligjin për të futur një afat ligjor të detyrueshëm 24-javor për të gjitha ankesat për azil për t’u dëgjuar.