Në GJKKO po mbahet seanca e radhës për gjyqin e Sterilizimit, ku për herë të parë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nuk do të qëndrojë në kafaz.
Në sallë, Beqaj u ul në krah avokatit të tij Ermal Yzeiraj, i cili sot pritet të kërkojë pushimin e çështjes për sa kohë akuza ndaj tij që përfshin edhe grupin e strukturuar kriminal, e sugjeruar nga gjyqtarja në seancë paraprake, nuk është zyrtarizuar nga SPAK-u, që fillimisht e çoi për shpërdorim detyre. Kjo sipas mbrojtjes ka cenuar të drejtën për mbrojtje efektive.
Në dosjen e njohur si “Sterilizimi”, Ilir Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.
8 të pandehurit e tjerë, përfshirë ish-zv/ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj, janë dënuar në proces më vete me gjykim të shkurtuar dhe të dyve i është rrëzuar nga gjykata akuza e grupit të strukturuar kriminal.