Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës e gjykimit në themel ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
Ilir Meta është i pranishëm në sallën e gjyqit, i vendosur në kafazin e xhamit, ndërsa në seancë merr pjesë edhe Monika Kryemadhi. Edhe në këtë seancë, prania e mediave brenda sallës së gjyqit nuk është lejuar.
Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024. Dosja e njohur si “Meta” përfshin tre hetime të bashkuara, që lidhen me çështjen e njohur si CEZ-DIA, lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimin pasuror.
Sipas akuzës së ngritur nga organi i ndjekjes penale, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi përballen me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.