Aktualitet

U kapen me 31 kg drogë, arrestohen 3 vlonjatë

Policia e Tepelenës arrestoi tre persona dhe një i katërt u shpall në kërkim, pasi po transportonin me makinë rreth 31 kilogram kanabis. Të arrestuarit janë Klerdi Graçi, 33 vjeç, Aulon Milo, 31 vjeç, dhe Aleksandros Vasili, 26 vjeç, banues në Vlorë. Në aksin rrugor Bënçë-Progonat, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel u gjet lënda e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, me peshë 31.45 kilogram. Vijojnë hetimet.