Aktualitet Bota

U qëllua për vdekje, shuhet në moshën 19-vjeçare reperi i njohur suedez!

Një nga reperët më në zë në Suedi, u qëllua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri për vdekje, vetëm një vit pasi u rrëmbye nga një rival. 19-vjeçar Einar, emri i vërtetë i të cilit ishte Nils Gronberg, u vra me disa plumba në rrethinat e kryeqytetit dhe deri në këtë moment, asnjë person nuk është ndaluar për ngjarjen.

Kjo ngjarje vjen vetëm 3 muaj pasi reperi rival i viktimës, Yasin u dënua me 10 muaj burg për tentativën e rrëmbimit të Einar, i cili u mbajt në një apartament dhe u dhunua. Suedia ka vuajtur dhunën e bandave për vite dhe ka kaluar nga një nga vendet me nivelet më të ulëta të krimit me armë në Evropë, në një nga më të lartat gjatë dy dekadave të fundit.

Einar, lindi në Stokholm dhe u bë i famshëm në moshën 16 vjeç kur kënga e tij “Katten i trakten”, nga albumi i tij debutues “Forsta klass” kryesoi listat suedeze në vitin 2019. Ai fitoi çmimin për këngën e vitit. Këngët e Einarit janë shkarkuar qindra mijëra herë në Spotify. Kryeministri suedez, Stefan Lofven tha për SVT se:

Unë e kuptoj se ai (Einar) do të thoshte shumë për shumë të rinj. Kjo është sigurisht tragjike. Është një jetë e re që është shuar.

Udhëheqësja e partisë Demokristiane Ebba Busch postoi në Twitter se nëse politikanët nuk marrin përgjegjësinë për t’u marrë me krimin e lidhur me bandat, “ne nuk mund të mbrojmë dinjitetin njerëzor ose sigurinë në vend”.

Tabloidi suedez ‘Expressen’ tha se këngët e Einar shpesh trajtonin kriminalitetin, duke përfshirë armët, drogën dhe dhunën dhe reperi dyshohet se kishte lidhje të forta me bandat kriminale lokale. Ai ishte parë duke u shoqëruar dhe duke bërë festë me anëtarët e bandës.