Aktualitet

U raportua se legjenda e boksit Aziz Salihu ka ndërruar jetë, reagon e indinjuar vajza e tij!

Së fundmi u përhap një lajm për ndarjen nga jeta të legjendës së boksit, Aziz Salihu, një emër i madh dhe i respektuar në botën e sportit. Megjithatë, lajmi rezultoi të ishte i pavërtetë dhe vajza e tij, këngëtarja e njohur Monika Salihu, nuk nguroi të reagojë menjëherë përmes një InstaStory për të hedhur poshtë këto thashetheme.

Në reagimin e saj, Monika shkroi këto fjalë: “Ishalla po ia zgjatni jetën babës tem, por është gënjeshtër, se nuk ka vdekur. Ju mbuloft Zoti me turp. Çka me ju thënë tjetër”. Salihu po përballet me një sfidë të madhe shëndetësore. Ish-boksieri i njohur është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimer, një gjendje që prek kujtesën dhe funksionet njohëse.