Aktualitet

Ujërat e zeza në det, Klosi: Penalitete pas 1 qershorit!

Nga Lezha, ministri Blendi Klosi përsëriti thirrjen ndaj bizneseve që të mos derdhin ujrat e zeza në det. Kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se pas 1 qershorit subjektet që nuk trajtojnë ujërat e ndotura do të përballen me forcën e ligjit. Në Tale, Klosi inspektoi nga afer teknologjinë që po implementon një resort turistik në bregdet për të trajtuar ujërat e ndotura dhe u bëri thirrje edhe bizneseve të tjera që të vendosin impiantet e depurimit.