Botë e Çuditshme

Ura më e vogël ndërkombëtare në botë, lidh Spanjën dhe Portugalinë!

El Marco, një urë e vogël që lidh fshatin spanjoll El Marco me fshatin portugez të Varzea Grande, është ura më e vogël ndërkombëtare në botë. Bëhet e ditur se ura prej druri është 2.7 metra e gjatë dhe 1.4 metra e gjerë. Duke ndërmarrë këto pak hapa mbi El Marco, ju jo vetëm që do kaloni nga një vend në tjetrin, por do ndryshoni edhe zonat kohore, pasi Spanja funksionon në kohën e Evropës Qendrore (CET/CEST), ndërsa Portugalia ndjek kohën mesatare të Greenwichit (GMT/BST).

Forma aktuale e El Marco daton në vitin 2008, kur u ndërtua duke përdorur fondet e komunitetit. Për shkak të madhësisë, ura lejon vetëm trafikun e këmbësorëve dhe automjetet me dy rrota, si biçikletat dhe motoçikletat. Përveç vendasve që e përdorin atë për të udhëtuar midis El Marco dhe Varzea Grande, ura më e vogël ndërkombëtare në botë është gjithashtu një atraksion i njohur turistik.