Anabel Payano Pichardo nga Republika Domenikane është kurorëzuar “Miss Globe 2022” në një shfaqje spektakolare të mbajtur në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Modelja profesioniste 19-vjeçare mundi 49 konkurrente të tjera dhe fitoi kurorën e më të bukurës. Ajo pason fituesen e vitit të kaluar nga Filipinet, Maureen Montagne.

Anamaria Babau nga Emiratet e Bashkuara Arabe u shpall shoqëruesja e parë ndërsa Drita Ziri nga Shqipëria, Thanawan Wigg nga Tajlanda dhe Lam Thu Hong nga Vietnami u shpallën përkatësisht shoqëruese e dytë, e tretë dhe e katërt.
https://www.instagram.com/p/CjwI0IAjDmW/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b08b468c-f931-4489-9796-c5342a189565
Top 15-shen e përfunduan Heloisa Godinho (Brazil), Sofia Donado (Kolumbi), Nella Cheves Serano (Kosta Rika), Sirel Saad (Estoni), Prisca Abah (Gana), Anastasija Aleksejevska (Letoni), Natasha Stefanovic (Mali i Zi), Chelsea Fernandez (Filipine), Patrycja Krzywon (Poloni) dhe Argi Annisil (Venezuela).
Rikujtojmë, se në finalen për shiritin e “Miss Anglia”, Melisa Raouf solli një revolucion të vogël brenda konkursit të bukurisë. Është hera e parë në 94 vjet histori, që një konkurrente vendos të marrë pjesë pa grim: “Njerëzit duhet t’i duan të metat dhe papërsosmëritë e tyre,” shpjegoi 20-vjeçarja për ‘Independent’. Një zgjedhje që e shpërbleu, duke qenë se fitoi një vend mes 40 finalisteve. Melisa Raouf, studente e Shkencave Politike, ka vendosur të sfidojë konventat sociale që duan që gratë të grimohen dhe solli revolucionin e saj të vogël pa grim në “Miss Anglia”.