Celebrities Gossip Showbiz

2 gëzime në një ditë për Bora Zemanin, zbulohet arsyeja pse premiera e filmit “5 herë JO” është sot!

Premiera absolute e filmit “5 Herë Jo” do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Cineplexx, TEG në orën 19:00. Donald Veshaj dhe Bora Zemani, përkatësisht Jora dhe Gjergji do të përballen më një sërë të papriturash në botën e kinemasë, artit dhe televizionit.

Dita e sotme për Borën është shumë e rëndësishme, kjo pasi për të jeta e sj ka ndryshuar në këtë datë. E pse është zgjedhur data 12 dhjetor për premierën absolute të filmit mesa duket është zbuluar. Ditën e sotme djali i saj Arnori feston ditëlindjen dhe këtë na e ka treguar Bora me një postim në Instagram, ku ka postuar disa foto me të dhe një urim shumë të veçantë.

Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im!
Jeta ime ka ndryshuar pikërisht në këtë datë 12.12 kur njoha dashurinë më të madhe në univers.
Mund të bëj 1000 gjëra të tjera të bukura por të qenit mami yt është e preferuara ime, përgjithmonë! ❤️
Të dua pafund gëzimi i shpirtit tim!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Ndërkohë edhe regjisori i filmit “5 herë JO”, Erion Bubullima ka treguar më shumë rreth prodhimtarisë kinematografike. Ledion Liço gjithashtu ka shpjeguar se cili është qëllimi dhe synimi i Top Channel Films dhe ka zbuluar më shumë rreth filmit të shumëpritur.