Celebrities

Parashikimet e “Oscar 2021″/kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

Më 25 prill, pra ditën e dielë do të mbahet edicioni i 93-të i ndarjes së çmimeve “Oscar”. Rikujtojmë, se përmes një transmetimi live, aktorja Priyanka Chopra dhe muzikanti e aktori Nick Jonas kanë prezantuar emrat e filmave, aktorëve, regjisorëve e producentëve të nominuar për këtë vit.

Të nominuarit për çmimet Oscar të këtij viti janë njoftuar se nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në ceremoni përmes aplikacionit “Zoom”. Do të jenë të pranishëm online vetëm disa prej kandidatëve, në mënyrë që shfaqja të jetë më intime thonë producentët e ceremonisë në një letër dërguar të nominuarëve.

Së fundmi janë bërë disa parashikime se kush mund dhe kush duhet të fitojë…

Filmi më i mirë:

Do dhe duhet të fitojë: “Nomadland”.

Filmi emocional i rrugës, nga Chloé Zhao ka udhëhequr garën që kur mori “Golden Lion” në Venecia gati 8 muaj më parë: Që një rival të kryesonte tani do të ishte një tronditje shokuese!

Regjisori më i mirë:

Do dhe duhet të fitojë: Chloé Zhao, “Nomadland”!

Një fytyrë e freskët, një talent, e veçantë dhe gruaja e parë jo e bardhë që është nominuar, Zhao i ka të gjitha karakteristikat për të fituar.

Aktori më i mirë:

Do të fitojë: Anthony Hopkins, “The Father”.

Duhet të fitojë: Riz Ahmed, “Sound of Metal”.

Aktorja më e mirë:

Do të fitojë: Viola Davis, “Ma Rainey’s Black Bottom”.

Duhet të fitojë: Frances McDormand, “Nomadland”.

Sfida mes këtyre të dyja është jashtëzakonisht e vështirë…

 

Aktori më i mirë në rol dytësor:

Do të fitojë: Daniel Kaluuya, “Judas and the Black Messiah”.

Duhet të fitojë: Paul Raci, “Sound of Metal”.

Aktorja më e mirë në rol dytësor:

Do të fitojë: Yuh-jung Youn, “Minari”.

Duhet të fitojë: Amanda Seyfried, “Mank”.

Skenari më i mirë origjinal:

Do të fitojë: Emerald Fennell,  “Promising Young Woman”.

Duhet të fitojë: Aaron Sorkin, “The Trial of the Chicago 7”.

Skenari më i mirë i përshtatur:

Do të fitojë: Christopher Hampton dhe Florian Zeller, “The Father”.

Duhet të fitojë: Chloé Zhao, “Nomadland”.