Celebrities Gossip Showbiz

35 Iphone me ar 24 karatësh për secilin nga shokët e ekipit, Lionel Messi është miku që duan të gjithë!

Kapiteni i Argjenitës Lionel Messi së fundmi ka bërë një gjest mjaft të veçantë për shokët e tij të ekipit dhe stafit teknik të skuadrës. Futbollisti ka porositur 35 iphone 14 të veshur me ar 24 karatësh dhe të gdhendur emrin e secilit prej tyre, me një shifër totale të shpenzuar prej 200 mijë eurosh.

Kjo gjë është bërë e ditur nga Ben Lyons, pronar i kompanisë “iDesign Gold”.

Leo donte të bënte diçka të veçantë dhe të bukur për të festuar arritjen e madhe të fitimit të Kupës së Botës. Ai nuk është vetëm lojtari më i mirë në botë, ai është një nga klientët tanë më besnikë dhe na kontaktoi disa herë pasi fitoi Kupën e Botës. I ofrova telefonat Iphone me ar 24 karat dhe me emrat e secilit të gdhendur në to dhe atij i pëlqeu ideja.

Rikujtojmë, se tërmetet shkatërrimtare në Turqi dhe Siri iu kanë marrë jetën mijëra njerëzve. Lëkundjet e forta kanë rrëzuar shumë shtëpi, shkolla, ndërtesa dhe objekte të tjera. Problemet në këto dy vende kanë ngritur shqetësime për mbarë botën, përfshirë yllin e futbollit Lionel Messi. Sipas raportimeve nga një sërë mediash në Turqi, Lionel Messi ka shpërndarë menjëherë ndihma humanitare në vlerën e 3.5 milionë eurove.