Botë e Çuditshme Lifestyle

Ka 11 fëmijë por nuk mjaftohet me kaq, kërkon edhe 5 të tjerë!

Një “yll” i TikTok-ut e identifikuar si Veronica Merritt, e njohur për 11 fëmijët dhe idenë që të zgjeroj akoma familjen, nuk mund të ndalte lotët e gëzimit kur në nëntor të vitit të kaluar njoftoi përmes një video se do të fitojë epitetin e ri, atë të gjyshes.

“Kemi një lajm fantastik për ta ndarë”,-tha 36-vjeçarka që ka 140 mijë ndjekës duke zbuluar se fëmija i saj më i madh, Victoria që akoma jeton me të do të sjellë në jetë fëmijën e parë në qershor. E sikur kjo të mos mjaftonte, ajo pritet të sjellë në jetë fëmijën e 12-të në prill vetëm dy muaj para se të vijë në jetë nipi apo mbesa e saj.

Merrit që ka 11 fëmijë të moshës 2 deri në 21-vjeç pranoi se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Madje ka shprehur haptazi dëshirën që të sjellë në jetë edhe 5 fëmijë tjerë. Ajo solli në jetën fëmijën e parë kur ishte 14-vjeçe, Victoria që tani është 21, më pas Andrew që sot është 17, Adam, 15, Mara, 14, Dash, 12, Darla, 11, Marvelous, 8, Martalya, 6, Amelia, 5, Delilah, 3 dhe Donovan, 2.

Rikujtojmë se sipas të dhënave të ‘Cloudflare’, aplikacioni TikTok renditet i pari si domeni më i vizituar i internetit në botë për vitin 2021. ‘Cloudfare’ përfshinte shërbime të tjera përveç motorit të famshëm të kërkimit, si Maps, Gmail apo Google Photos. TikTok, është në pronësi të kompanisë kineze ”Byte Dance”. Pozicionin e tretë të domenëve më të vizituar, përfshirë edhe faqet web dhe aplikacionet, e mori rrjeti social Facebook, të katërtin Microsoft, ndërsa të pestin Apple. Në listën e 10 faqeve më të vizituara gjenden Amazon, Netflix, YouTube, Twitter dhe Whatsapp.