Celebrities Gossip Showbiz

Pa çfarë nuk do të kishte kuptim jeta sipas Ermal Fejzullahut!

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë.  Së bashku me bashkëshorten e tij, Ariana janë një ndër çiftet më të bukur të showbizit shqiptar të cilët shpeshherë bëhen kryefjala e portaleve për familjen e tyre të bukur.

Së fundmi Ermali ka postuar një foto në ‘Instagram’ nga performanca e tij në një nga festivalet e zhvilluar së fundmi dhe krahas fotos ka shkruar një shprehje në lidhje me muzikën, e cila është një dashuri e vjetër dhe shumë e veçantë për këngëtarin.

Pa muzikë, jeta do të ishte një gabim.

Ermali dhe Ariana janë prindër të katër engjëjve, Arti, Buna, Era dhe Ana. Mirëpo, nga një postim i fundit i bukuroshes në rrjete sociale u dyshua se mos ndoshta çifti ka në plan të zgjerojnë familjen sërish. ‘Sipas rrjeteve sociale’ është mbishkrimi me të cilin, Ariana ka shoqëruar një foto ku teksa duket duke prekur barkun e saj që duket mjaft i rrumbullakosur ka nxitur mjaft spekulime për një shtatzëni të mundshme.

Para pak ditësh Ermali ka publikuar një këngë të re në bashkëpunim me një nga vëllezërit Veshaj, Romeon. Kënga titullohet “Më e mira” dhe deri më tani ka kaluar 2 milion shikime në platformën YouTube.