Celebrities Gossip Showbiz

Do t’i shtohet edhe një fëmijë familjes tyre të madhe? Reagon Ariana Fejzullahu!

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë.  Së bashku me bashkëshorten e tij, Ariana janë një ndër çiftet më të bukur të showbizit shqiptar të cilët shpeshherë bëhen kryefjala e portaleve për familjen e tyre të bukur.

Dyshja janë prindër të katër engjëjve, Arti, Buna, Era dhe Ana. Mirëpo, nga një postim i fundit i bukuroshes në rrjete sociale u dyshua se mos ndoshta çifti ka në plan të zgjerojnë familjen sërish. ‘Sipas rrjeteve sociale’ është mbishkrimi me të cilin, Ariana ka shoqëruar një foto ku teksa duket duke prekur barkun e saj që duket mjaft i rrumbullakosur ka nxitur mjaft spekulime për një shtatzëni të mundshme.

Mirëpo, e gjitha duket se ka qenë vetëm këndi i fotos, pasi një orë më pas bukuroshja ka treguar një video të sajën ku edhe pse e veshur, barku i saj duket i sheshtë dhe ka hedhur poshtë kështu të gjitha thashethemet.

Para pak ditësh, Romeo Veshaj na ka bërë të gjithëve të dyshojmë me një postim në ‘Instastory’,  teksa dukej i shoqëruar me këngëtarin shumë të njohur, Ermal Fejzullahu, duke nxitur aludimet për një bashkëpunim mes tyre. Duket se dyshimet ishin të vërteta, pasi vetë artistët kanë postuar video, duke kënduar një pjesë nga kënga e tyre e re, ku kanë pranuar bashkëpunimin mes tyre, i cili do të publikohet së shpejti.