Celebrities Gossip Showbiz

“A do lidhemi bashkë?”, Juli i bën propozimin e papritur banores!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e sotme Juli teksa po qëndronte në oborr me disa nga banorët i ka ‘propozuar’  Eglës që të lidhen bashkë. Kjo për të ironizuar Romeon dhe Heidin për romancën e tyre, pasi Juli mendon se  Romeo e përdor për tu viktimizuar në shtëpi.

Juli: Do lidhemi bashkë?

Egla: Po zemra, ke unazë?

Romeo: Lidhuni ju e ta përdor unë

Juli: Unazë kam unë, po e kam në shtëpi

Egla: Po shko e merre vrap

Juli: Po me u lidh moj jo të martohemi

Egla: Po pra këtë po them

Juli: Bëjmë një romancë

Egla: Po unë e dua unazën e romancës

Pas debateve që patën me njëri-tjetrin, Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë rikthyer sërish me njëri-tjetrin. Çifti, që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, duket se ka sheshuar mosmarrëveshjet. Teksa ndodheshin te dhoma e gjumit, në krevate të ndryshme, në një moment Heidi shpreh dëshirën që Romeo ta puthë. E aktori nuk ngurroi dhe u afrua pranë saj.