Celebrities Showbiz

Rikthehen në krahët e njëri-tjetrit, puthje pasionante mes Romeos dhe Heidit!

Pas debateve që patën me njëri-tjetrin, Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë rikthyer sërish me njëri-tjetrin. Çifti, që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, duket se ka sheshuar mosmarrëveshjet.

Teksa ndodheshin te dhoma e gjumit, në krevate të ndryshme, në një moment Heidi shpreh dëshirën që Romeo ta puthë. E aktori nuk ngurroi dhe u afrua pranë saj.

“Hajde më puth pak”, i tha Heidi, ndërkohë ai i kthehet: “Çfarë do?”.

“Një puthje”, u përgjigj Baci dhe Romeo u afrua drejt saj duke shkëmbyer puthje në buzë.

Heidi dhe Romeo, dy nga banorët e “BBV3”, krijuan një romancë brenda shtëpisë më të ndjekur e cila përfundoi shumë herët. Dyshja është parë çdo ditë teksa e vuan ndarjen nga njëri-tjetri, por siç duket ata kanë zgjedhur të mos qëndrojnë më në distancë. Mbrëmjen e djeshme dyshja është parë të shijojë praninë e njëri-tjetrit në oborr, me puthje dhe përqafime.