Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

A njiheshin jashtë shtëpisë së BBV? Sara Gjordeni dhe Bardhi sqarojnë si qëndron e vërteta në TAR!

Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria.

Të ftuar në episodin e sotëm të emisionit “Big Brother Radio” kanë qenë të ftuar çifti më i përfolur i momentit. Bëhet fjalë për dy ish-banorët e këtij edicioni të “BBV”, të cilët fituan shumë dashuri nga pubiku me dinamikat që zhvilluan brenda në shtëpi dhe me romancën e tyre mjaft të bukur. Sara Gjordeni dhe Bardhi ishin së bashku me Elona Duron dhe Eni Shehun për një intervistë mjaft speciale dhe ekskluzive për Top Albania Radio.

A është e vërtetë që ata të dy njiheshin jashtë?

Bardhi: Kjo ishte një histori e sajuar. Idea ishte e Sarës në fillim. Më tha ‘a e mban mend kur u takuam në aeroport në Milano përpara tre vitesh’, ma tha mua me shaka dhe fillova unë duke sajuar histori. ‘Po’ i thashë më kishte ikur aeroplani dhe kjo ishte duke ikur diku tjetër. E pashë një gocë që po fliste shqip dhe e pyeta kot sa është ora që të futesha në muhabet me të. Kjo diçka, unë diçka. 

Sara: Dhe Gazi tha që ju jeni takuar këtu pas tre vitesh dhe pëlqeheni akoma. ‘Unë do bëj një këngë për këtë histori’, tha. E manifestuam.