Botë e Çuditshme

Adhuronte “Frozen”, mamaja ndryshon emrat e vajzave të saj dhe i quan Anna dhe Elsa!

Nëse keni fëmijë, ju ose e dinit menjëherë se si dëshironit të quheshin ata ose keni kaluar muaj duke diskutuar mbi emrat. Ju mund të keni zgjedhur atë që mendonit se ishte emri i përsosur, por në fund mund të jeni mërzitur pasi keni dëgjuar një emër që ju pëlqen edhe më shumë. Shumë prindër thjesht mund ta shmangin këtë ose të vendosin të ruajnë emrin e ri për fëmijët e ardhshëm, por një çift vendosi të ketë një qasje shumë të ndryshme.

Anna and Elsa in Frozen 2

Një ish-anëtare e kastit të Disney-t, e quajtur Ali, është bërë virale në TikTok pasi ka rrëfyer një histori që ajo pretendon se i ishte thënë nga një mama dhe dy vajzat e saj ndërsa punonte në resortin amerikan, se si ndryshuan emrat e vajzave të reja për shkak të një filmi popullor. Ali shpjegoi se si po punonte në parkun tematik gjatë kulmit të “Frozen”, në vitin 2014.

Në atë kohë ajo kishte flokë kafe të kuqërremtë dhe shpeshherë i thonin se dukej si personazhi i Anës. Një ditë ajo ishte në punë kur dy vajza në moshë të vogël, afërsisht pesë ose gjashtë vjeç, komentuan për pamjen e saj, duke e krahasuar me Anën. Më pas ato i thanë asaj se quheshin Anna dhe Elsa, ashtu si në film. Mamaja e tyre ishte aty gjithashtu prezente dhe ajo tha si më poshtë.

Oh, ne ua ndryshuam emrat pasi doli filmi për Anna dhe Elsa.

@deardelirious7

#formercastmember #disney #princess #anna #zelda #nintendo #babynames

♬ original sound – Ali

Videoja e saj që atëherë është parë mbi 80,000 herë, duke grumbulluar më shumë se 21,000 pëlqime dhe qindra komente. Me siguri, mamaja e vajzave e ka adhuruar atë film, për aq kohë sa arriti të bëjë këtë veprim.