Gossip Sport

Afër rekordit të Peles, Neymar nuk përmbahet nga gëzimi, i emocionon të gjithë!

Neymar shpërtheu në lot gjatë një interviste emocionuese pas fitores 4-0 të Brazilit në Kupën e Amerikës ndaj Perusë. Sulmuesi 29-vjeçar shënoi golin e tij të 68-të kundër skuadrës së Ricardo Gareca në ballafaqimin e Grupit A, që do të thotë se ai është vetëm nëntë gola prapa sulmuesit legjendar Pele në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave te Brazili.

Ishte një moment i veçantë për lojtarin e Paris Saint-Germain , i cili bëri paraqitjen e tij të 107 për Seleçaot kundër La Blanquirroja. Pas ndeshjes, ai filloi të qante kur e kuptoi se sa afër është ta thyejë rekordin e Peles.

Jam duke iu afruar rekordit të Peles, unë kam kaluar shumë gjëra gjatë këtyre dy viteve të fundit. Këto numra të golave nuk janë asgjë më shumë sesa gëzimi im për të luajtur për Brazilin, duke përfaqësuar vendin tim, familjen time. Ne të gjithë po kalojmë një moment shumë të çuditshëm, një moment shumë të vështirë në Brazil dhe në mbarë botën. Të jem një model për dikë, t’i bëj njerëzit të lumtur, kjo më jep gëzim. Unë e dua historinë që po shkruaj këtu, dua që familja dhe miqtë e mi të jenë krenarë. Shpresoj që të gjithë ata që e duan këtë lojë, të jenë krenarë për mua, sepse këto shifra nuk do të thonë asgjë, vetëm krenaria e përfaqësimit të Brazilit.