Personazhe që i kemi pëlqyer dhe mund të na kanë shenjuar periudha të ndryshme të jetës nëpërmjet artit apo ndikimit të tyre në publik, vijnë me një stil shumë personal interviste në “Ku ke humbur?”. I ftuar sot në një intervistë me Jonida Aliçkolli, ishte Agon Nimani, i njohur ndryshe Ice Boy.
Një artist shumë i dashur për publikun, me disa prej këngëve hit akoma edhe sot, Nimani u shpreh për jetën artistike, largimin nga muzika, familjen e shumë të tjera. Ndër të tjera, Agoni përmendi disa nga emrat e artistëve të rinj shqiptarë e të huaj, që ai pëlqen.
Artistë shqiptarë që më pëlqejnë ka shumë. Mendoj që jemi më të mirët në rajon. Ka kualitet. Elai më pëlqen shumë. Sa i përket muzikës së huaj, Travis Scott, The Weeknd më pëlqejnë.
Por cilat janë planet e tij në muzikë dhe në art?
Plane kam shumë. Fokusi im momental është te inteligjenca artificiale… Kam pasur një ftesë në një festival. Por nuk kam pranuar të këndoj këngët që kam pasur… Nuk doja të paraqitesha me diçka që s’jam marrë për një kohë të gjatë. Dua të rikthehem nëse kam kohën t’i dedikohem. Do doja të bëja në të ardhme këngë për artistët e rinj.