Celebrities Gossip Showbiz

“Akrep i çmendur…”, Zaimina Vasjari uron për ditëlindje vajzën e bashkëshortit të saj!

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në 21 mars të këtij viti. Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në Instastory në rrjetin e tij social Instagram. Përkrah një fotografie ku shihen tullumbace blu dhe një arushë, shkruhej “Mirë se erdhe Kamar”, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe emrin me të cilin ata kanë pagëzuar të birin. Bukuroshja është gjithashtu nënë e një vajze më të madhe të quajtur Khloe dhe padyshim fëmijët janë lumturia më e madhe e saj ashtu si të cdo prindi.

Gjithmonë ndjekësit e saj kanë qenë shumë dyshyes për marrëdhënies e Zaiminës me vajzat e bashkëshortit të saj edhe pse këngëtarja shpesh poston foto të tyre dhe fëmijëve të saj, duke treguar se kanë marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën. Ditën e sotme njëra prej vajzave  feston ditëlindjen dhe Zaimina ka vendosur që ta uroj publikisht, duke postuar një foto të saj në Instastory, ku dhe shkruan:

Gëzuar ditëlindjen akrep i çmendur, të uroj më të mirat

Zaimina gjithmonë e ka mbajtur shumë private martesën dhe postimet me bashkëshortin e saj në rrjete sociale kanë qenë shumë të rralla. Mirëpo, kohëve të fundit, bukuroshja nuk ngurron të ndajë me ne momente private duke na treguar kështu për familjen e bukur që ka. E vetëm pak më parë, këngëtarja ka ndarë me ne një foto shumë të ëmbël të djalit të saj të vogël.