Zaimina Vasjari po shijon pushime luksoze në jaht, duke dhuruar pamje mahnitëse për ndjekësit e saj në Instagram.
Këngëtarja, e veshur me bikini të punuara me grep dhe një këmishë të bardhë verore, duket në formë të shkëlqyer ndërsa shijon diellin dhe freskohet me akullore.
Në përshkrimin e fotove, ajo shkruan:
Diku ku përkas
-duke treguar se po kalon momente qetësie dhe relaksi në një vend të veçantë.
Prej kohësh Zaimina është tërhequr nga skena muzikore, duke i dhënë përparësi jetës private dhe angazhimeve në biznesin e saj.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku ndjekësit e saj e vlerësojnë për stilin, elegancën dhe harmoninë që përçon.
Fotografitë e fundit dëshmojnë një jetë në përputhje me natyrën dhe vetveten, duke rikujtuar fansat se Zaimina mbetet një figurë e dashur për publikun shqiptar, edhe jashtë skenës muzikore.