Celebrities Film & Tv

Aktorët e “Në Kuadër të Dashurisë” zbulojnë më shumë detaje rreth roleve të tyre dhe jo vetëm….

Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i pari prodhim i Top Channel Films mbajtur më datë 9 Tetor në Pallatin e Kongreseve bëri bashkë personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Filmi me protagonist kryesor, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocioneve të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq.

E që nga ajo ditë, filmi më i komentuar dhe më i shumëpritur nga publiku nuk ndalet. Por përveç produktit final, kurioziteti është gjithashtu shumë i madh dhe për prapaskenat e filmit, xhirimet, momentet e vështira apo të bukura të kastit gjatë realizimit të “Në kuadër të dashurisë”, apo dhe marrëdhëniet mes tyre.

“Në Kuadër të  Xhirimeve” sigurisht që zbuloi detaje, ndjenja, emocione dhe momente ekskluzive nga i gjithë kasti.

Luan Jaha: Në fillim kisha hezitim sepse më frikësoi Kolo se më tha që personazhin tënd do ta çojmë nga komikja. Erdhëm në ujdi që të mos ketë sforcim të personazhit, të jetë një komedi e lehtë situatat të ndërtoheshin ashtu. 

Koloreto Cukali: Në kapacitetin e aktrimit, Luani ishte një mahnitje e përditshme sepse sillte gjëra të reja. 

Luan Jaha: Liria e Koloretos më bënte më përgjegjës në punën time. Edhe partner si Ylberi që është fantastik, me ndihmën, me lojën dhe gatishmërinë e tij më bie në shprehje ky personazhi im shumë mirë dhe shumë bukur.

Zamira Kita: Unë besoj që Koloreto Cukali kur është ulur të shkruajë dhe ngjarjen e ka çuar në Korçë, ka menduar se Zamira do të jetë për Zamirën dhe besoj që ka marrë diçka edhe nga natyra ime, nga mënyra se si unë interpretoj. Unë kam dashur shumë që të mos jem e njëjtë me atë që kam krijuar më parë, të jem ndryshe. Gjithmonë i thoja Ndriçimit kur e takoja që dua shumë të kemi një rol së bashku. 

Ndriçim Xhepa: Në këtë film u bë sebep që të jemi bashkë me Zamirën, biles të jetë e plotë marrëdhënia burrë-grua. Mendoj jemi shumë të këndshëm në marrëdhënien tonë sepse konfidencën profesionale dhe miqësore e kemi prej vitesh. 

Salsano Rapi: Në fakt edhe kur e pranova personazhin tim, kur e pyeta regjisorin çfarë biografie ka më tha “Del nga hiçi”

Besmir Bitraku: Ne themi që nuk ka role të vogla, por ka vetëm aktorë të vegjël dhe ne kemi marrë aktorë të mëdhenj që rolet e vogla t’i bëjmë të mëdha.

Koloreto Cukali: Ka qenë fat të kishim bashkë në atë periudhë që xhiruam të gjithë këta emra të mëdhenj. Filmi të mbyt me dashuri.