Film & Tv

Kur bëhej një film… Top Channel sjell dokumentarin “Në kuadër të xhirimeve”! Mos e humbisni ditën e diel në 20:05!

Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i pari prodhim i Top Channel Films mbajtur më datë 9 Tetor në Pallatin e Kongreseve” bëri bashkë personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Filmi me protagonist kryesor, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocioneve të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq.

E që nga ajo ditë, filmi më i komentuar dhe më i shumëpritur nga publiku nuk ndalet. “Në kuadër të dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media ka udhëtuar në Korçë, Shkodër, Prishtinë, dhe Gjakovë, aty ku ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe.

Por përveç produktit final, kurioziteti është gjithashtu shumë i madh dhe për prapaskenat e filmit, xhirimet, momentet e vështira apo të bukura të kastit gjatë realizimit të “Në kuadër të dashurisë”, apo dhe marrëdhëniet mes tyre. Dhe tashmë do të kemi mundësi që t’i zbulojmë të gjitha këto…

Ditën e diel në Top Channel, do të zbulojmë së bashku të gjitha pikëpyetjet e momenteve të xhirimit të filmit dhe shumë më shumë… Mos e humbisni, ora 20:05!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel Films (@topchannelfilms)