Aktualitet Celebrities

Aktorët i bën bashkë kjo kauzë shumë e rëndësishme!

Pandemia e COVID-19 akoma duket sikur është në fillimet e saj dhe nuk e ka ulur intensitetin edhe pse u bënë gati dy vjet që pasi sëmundja u zbulua për herë të parë. Por së fundmi Hollywood ka marrë një nismë shumë domethënëse për t’i ardhur në ndihmë të gjithë botës në këtë periudhë pandemie.

Shtatëdhjetë artistë kanë nënshkruar një letër të hapur drejtuar udhëheqësve botërorë me një lutje për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit. Letra u formulua nga organizata jo-fitimprurëse globale ‘CARE’. Model Iman është avokati i organizatës dhe ndihmoi në nxitjen e udhëheqësve për të rritur përpjekjet e tyre të vaksinimit.

Letra u botua ditën e djeshme dhe përkon me Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Samitin Global COVID-19 të organizuar nga Presidenti Biden. Ky memorandum u kërkon udhëheqësve të sigurojnë vaksina për 70% të popullsisë së botës deri në vitin 2022. Gjithashtu kërkon burime për vendet me kapital më të ulët dhe më shumë mbështetje për punonjësit e kujdesit shëndetësor, si dhe një interes të dhënë në arsimin publik.

Në letër thuhet se:

Asnjëri prej nesh nuk është i sigurt derisa të gjithë ne të jemi të sigurt. Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve që do të mblidhen në Sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të vepruar me guxim së bashku të gjithë për të përballuar COVID-19 kudo.  COVID-19 tani është një pandemi e krijuar nga njeriu. Vetëm 2% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë një dozë të vetme vaksine, duke lënë personat që preken më shumë nga virusi në botë, për t’u përballur me COVID pa pasur asnjë mbrojtje. Këto variante të reja të krijuara, si delta, dalin dhe dëmtojnë jetën e miliona njerëzve.”

Letra u bën thirrje udhëheqësve globalë që të vënë në dispozicion 7 miliardë doza vaksinash para fundit të 2021, dhe një shtesë prej 7 miliardë dozash të tjera deri në mesin e vitit 2022 për të vaksinuar plotësisht 70% të botës deri verën e ardhshme.

Ne mund të shpëtojmë miliarda në lidhje me dëmin e mëtejshëm që po i bëhet ekonomisë dhe miliona jetë gjithashtu duke bashkuar në këtë moment burimet dhe vullnetin politik të nevojshëm për t’i dhënë fund COVID-19.

Disa nga aktorët e famshëm të cilët e kanë nënshkruar këtë letër janë:

Troian Bellisario, Ciara, Richard Gere, Annie Lennox, Adina Porter, Michelle Williams, Rachel Zoe edhe shumë të tjerë.