Celebrities Showbiz

Aktori Chriss Pratt ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit në rrjet, çfarë ka ndodhur?!

Aktori i njohur Chris Pratt ka postuar së fundmi një fotografi të tijën dhe të bashkëshortes në Instagram, por që rezultoi që të gjithë ndjekësit iu kundërvunë. Një postim në dukje shumë i ëmbël ku ai i shpreh dashurinë të shoqes, Katherine Schwarzenegger, me fjalët:

Hej djema shikoni sesi ajo më vështron mua. Gjeni dikë që t’ju shikojë edhe juve kështu. Ne u njohëm në kishë bashkë. Ajo më ka dhuruar një jetë fantastike, një vajzë të mrekullueshme e të shëndetshme. Ajo përtypet zhurmshëm kur han dhe ndonjëherë vë kufjet në vesh për mos ta dëgjuar, por kjo është dashuria. Ajo më ndihmon me gjithçka. Për t’ja kthyer, vazhdimisht, hap një kavanoz me turshi për ta ndihmuar. Kjo është marrëveshja. Zemra e saj është e pastër dhe më përket mua. Ajo ka ditëlindjen pas 6 javësh dhe unë nuk do t’i blej asgjë. Do t’i them të hyjë në Instagram dhe të lexojë këtë postim. Të dua zemër!

Megjithatë shumë nga ndjekësit e aktorit e kanë interpretuar si një kulturë e vjetër dhe një marrëdhënie jo të shëndetshme. Ku një grua bën gjithçka për burrin dhe familjen. Ndërsa disa të tjerë kanë vënë në dukje një problem tjetër. Ata i kanë cilësuar këto fjalë si një mesazh kundrejt ish-bashkëshortes Anna Faris, kur thotë për gruan aktuale: “më dhuroi një vajzë të shëndetshme”.

Anna dhe Pratt kanë një djalë së bashku të quajtur Jack dhe si pasojë e një hemoragjie cerebrale gjatë lindjes, ka probleme me shikimin dhe me njërën këmbë. Kjo sipas tyre, e bën deklaratën e aktorit shumë diskriminuese dhe të papërshtatshme. Pas kësaj erdhi një reagim nga vetë Pratt, ku tha se:

Shkova në shtrat mbrëmë me të vërtetë i mërzitur dhe i dëshpëruar dhe u zgjova shumë keq, nuk doja të stërvitesha. Megjithatë, e dija se nëse do të vendosja listën time të muzikës së krishterë, do të dilja nga trishtimi që më kaploi dhe do të ndihesha më mirë, por thjesht nuk doja. Dhe gjithsesi e bëra dhe kisha të drejtë. Ndihej mahnitëse. Unë dola nga dëshpërimi. Ai moment më pushtoi vërtet dhe kështu dua vetëm të them, lavdi Zotit.