Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Gossip

Aktorit të njohur i humb statuja e Oscar-it!

Jared Leto ka humbur çdo gjurmë të Oscar-it të fituar në 2014-ën. Në një intervistë për “The Late Show with James Corden”, teksa foli për filmin e tij të ri, “The Little Things”, aktori deklaroi se nuk ishte i sigurt se ku ka përfunduar çmimi i shumëlakmuar.

Mësova se kishte tre vite që kishte humbur. Nuk e dija këtë gjë, mendoj që askush nuk donte të ma tregonte.

49-vjeçari, i cili fitoi çmimin si aktori më i mirë mbështetës, për interpretimin në “Dallas Buyers Club” tha se kishte ndryshuar disa shtëpi në Los Angeles, në kohën kur statuja u zhduk.

Mund të jetë kudo, nga nuk kemi kërkuar. Shpresoj të ndodhet në duar të sigurta aty ku gjendet. Nuk e kemi parë prej shumë kohësh.

I pyetur nëse mendon se dikush mund t’ia ketë marrë, Leto u përgjigj:

Mendoj që ka goxha mundësi, fundja nuk është diçka që dikush e hedh aksidentalisht në plehra. Më kujtohet nata kur e mora, e kalova në duart e shumë njerëzve. Ata u kënaqën duke bërë fotografi me të.

Rikujtojmë, se artisti rrëmbeu Oscar-in për portretizimin e një pacienti transgjinor me SIDA, në dramën e mirënjohur që luajti gjithashtu Matthew McConaughey dhe Jennifer Garner.