Gossip Showbiz

Akuzat për abuzime seksuale, shpallet fajtor R.Kelly, çfarë pritet të ndodhë me fatin e tij?!

Këngëtari i njohur Robert Kelly është shpallur fajtor për të 9 akuzat e tij për trafikim dhe abuzim seksual. Prokurori amerikan për Qarkun Lindor të New York-ut konfirmoi dënimin përmes një postimi në Twitter.

R.Kelly është dënuar për abuzim nga një juri federale në Brooklyn. R.Kelly u shpall fajtor për të gjitha akuzat.

Diskutimet fillimisht nisën të premten në një gjykatë federale në Brooklyn, New York. Këngëtari 54-vjeçar, po përballej me një akuzë për shantazhe, përfshirë 14 akte të fshehta të shfrytëzimit seksual të një fëmije, rrëmbim, ryshfet dhe akuza për trafikim seksual.

Prokurorët thonë se provat e tyre dëshmojnë se këngëtari i rrymës “R&B” me ndihmën e disa anëtarëve besnikë të rrethit të tij, ka përdorur taktikat nga “the predator playbook” për të shfrytëzuar seksualisht viktimat e tij.

Akuzuesit pretenduan se ata gjithashtu ishin urdhëruar të nënshkruanin formularë moszbulimi dhe iu nënshtruan kërcënimeve dhe dënimeve të tilla si goditjet me dhunë nëse shkelin atë që një i referohej si “rregullat e Robit”. Artisti pritet të dënohet më 4 maj 2022 dhe do të përballet me një dënim minimal të detyrueshëm prej 10 vjet burg, por mund të marrë deri në një dënim me burg të përjetshëm.

Rikujtojmë se disa vite më parë, një nga ish të dashurat e R.Kelly u shpreh për lidhjen me këngëtarin. Kitti Jones, në një intervistë të dhënë për “Buzzfeed” deklaroi se ajo ishte abuzuar fizikisht nga këngëtari, i cili e ka detyruar të kryente marrëdhënie seksuale edhe me femra të tjera.

Jones ka treguar se është takuar me Kelly në 2011 në një festë në Dallas dhe më pas dyshja nisi të shkëmbente mesazhe rregullisht. Dy muaj më vonë, ajo pretendon se Kelly pagoi që ajo ta vizitonte atë në Dallas. Sapo ka mbërritur, Jones ka treguar se ai ka nisur menjëherë të masturbonte në sy të saj.

Në fund të po atij viti, ajo kishte rënë në dashuri me këngëtarin dhe vendosi të largohej nga puna për të jetuar me të në Chicago. Jones më pas zbuloi se ai kishte dhe të dashura të tjera të cilat i mbante nën kontroll. Në më pak se një vit lidhje, Kelly nisi ta dhunonte. Nëse ajo nuk zbatonte rregullat e tij, ai e linte pa ushqim. Jones e përshkruan atë periudhë si 6 muajt më të tmerrshme të jetës së saj derisa arriti të tentonte vetëvrasjen.