Lifestyle Love & Sex

Çfarë ndodh në tru kur dashurohemi? Shkencëtarët zbulojnë pse humbasim arsyen!

Rrahje të shpejta zemre, mendime të vazhdueshme për një person dhe ndjenja euforie, të gjitha këto nuk janë vetëm metafora romantike.

Një analizë e studiuesve të “Harvard Medical School” tregon se dashuria romantike aktivizon zona të caktuara të trurit që lidhen me shpërblimin dhe kënaqësinë.

Sipas ekspertëve, gjatë fazave të para të dashurisë rritet aktiviteti i dopaminës, një substancë që krijon ndjenja kënaqësie dhe motivimi.

Në të njëjtën kohë, ndryshime të tjera hormonale mund të shpjegojnë pse njerëzit bëhen më emocionalë, më impulsivë dhe shpesh e idealizojnë partnerin.

Shkencëtarët theksojnë se dashuria nuk është vetëm emocion, por një proces biologjik kompleks që ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si mendojmë dhe sillemi.