Show News

Alfred Cako: Më kanë quajtur një të çmendur që duhej mbyllur në pavion…

Alfred Cako ishte i ftuar në emisionin “Dilema Sociale” nga Eno Popi. Në studion e Top Albania Radio-s, ai zbuloi arsyen se përse ka marrë kaq shumë kritika për teoritë e tij dhe shprehjen e lirë të fjalës.

Alfred Cako njihet si një publicist, polemist dhe botues, por shumë pak janë ata që e dëgjojnë dhe besojnë. Gjatë intervistës me Eno Popin, ai rrëfehet se arsyeja përse sulmohet kaq shpesh është xhelozia ndaj tij dhe se një pjesë e kritikuesve janë me arsim të dobët.

Disa nga personat që e kanë sulmuar publikisht janë, Mustafa Nano, Dritan Hila dhe Ylli Rakipi. Ky i fundit e ka quajtur Cakon një të sëmurë që duhej mbyllur në katin e tretë të pavionit të çmendinës, sepse po të ishte në katin e parë ose të dytë do të dilte dhe do të shkatërronte popullin.

Pavarësisht këtyre akuzave të rënda Alfred Cako është i vetëdijshëm dhe beson vetëm te e vërteta. Motoja e tij është: “Thuaj të vërtetën sepse e vërteta të bën të lirë.”