Live From Tirana

Pse po rrëzohen kaq shumë avionë?! Alfred Cako: E qëllimshme, nuk duan që të udhëtojmë…

BEST OF LIVE FROM TIRANA

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Alfred Cako. Ai ka folur më shumë për luftën Izrael-Iran, por dhe mundësinë për një Luftë të tretë Botërore. Sa rrezikon Shqipëria nga këto ngjarje?

Pse kohët e fundit, 2024-2025, po bien kaq shumë avionë?

Këto kanë qenë të qëllimshme. Kjo ka qenë pjesë e skemës së lojës, sepse nuk duan të lejojnë më njerëzit që të udhëtojnë sipas qejfit. Kur të fillojë të vendoset dora e ‘Big Brother’ në çdo sektor, këta do të nxjerrin një ligj që ti duhet të tregosh një arsye shumë të fortë se pse do të udhëtosh. Numri i avionëve do të bie, nuk do të ketë fluturime kaq të mëdha. Këtë e bëjnë paralelisht dhe paraprakisht duke ulur nivelin e sigurisë së avionëve, që njerëzit të tremben. Kur ka kështu pengesash justifikohesh, që nuk merr leje nga qeveria dhe njerëzit nuk bëhet fjalë që të lëvizin për qejf. Makinat duan që t’i bëjnë elektrike, që të jesh gjithmonë i kontrolluar, që me satelitë të bllokojnë dyert, të shtojnë gazin, të heqin frenat dhe të vrasin me makinë nëse ti je kundër ‘Big Brother’, e komenton në rrjete sociale, kundër rendit kushtetues që ka vendosur ‘Big Brother’. Të monitorojnë ku je, ku ke shkuar, kë ke takuar, e dinë në çdo moment ku ndodhesh.