Live From Tirana

Rreziqet që po i kanosen botës, Alfred Cako: “Do të vdesin shumë njerëz…”

BEST OF LIVE FROM TIRANA

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Alfred Cako. Cako ndau me publikun dhe disa teori konspirative:

Nga çfarë rrezikohet bota sot?

Ka një sërë rreziqesh që do të krijohen apostafat për të bërë depopullim. Këto luftrat janë për të vrarë rininë, shkatërrimi dhe mizeria ulin nivelin e jetesës dhe ulin moshën mesatare të vdekjeve. Pra do të vdesin më shumë njerëz në një moshë më të re, pas këtyre vuajtjeve të mëdha. Rreziku tjetër është nga uria, sepse duke u bërë këto luftra, bllokohen burimet energjitike që kanë nevojë njerëzit për të përdorur dhe kjo ul kapacitetet prodhuese. Ulja e kapaciteteve prodhuese sjellin rënien e ekonomisë, rënien e standardeve të jetesës së njerëzve. Duke u zhvilluar luftra në vende ku janë fusha që mbillen drithra pafund, siç është aty ku po zhvillohet lufta Rusi-Ukrainë, dikur mbillej 30% e prodhimit botëror të grurit në botë. Kjo shkakton rritjen 30% të urisë të shumë njerëzve që blinin grurin nga këto territore. Pastaj është shkaktimi i pandemive të tjera që ka në plan të bëjë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Dhe këta synojnë të fusin paranë elektronike që vitin që vjen, do zhdukin paranë ‘cash’. Do jenë elektronike, numra në një kompjuter qendror të Bankave Qendrore dhe nëse ti je kundër sistemit, ata t’i fshijnë kur të duan, t’i zerojnë. Kurse kur i ke cash, nuk kanë si të t’i marrin dot.