Alicia Keys i ka bërë një dedikim shumë romantik bashkëshortit të saj, Swizz Beatz, për përvjetorin e 11-të të martesës së tyre. Krijuesja e hitit “Empire State of Mind” bëri një postim në rrjete sociale për të shënuar ditën e veçantë të tyren dhe tha se marrëdhënia sa vjen dhe bëhet më e mirë.
Shpirtra binjakë, më shumë se shpirtra binjakë, zjarre të njëjta, pasqyrimi i shpirtit tim… Të gjitha këto nuk mjaftojnë që të përshkruhet dashuria jonë e çmuar. Urime përvjetorin dashuria ime. Po bëhet gjithnjë e më e mirë. Për shumë vite të tjera që do të vijnë.
Alicia, ka gjithashtu dhe dy djem nga martesa e saj me Swizz, Egypt, 10 vjeç dhe Genesis, gjashtë vjeç. Keys është takuar për herë të parë me producentin 42 vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Kasseem Daoud Dean, kur dyshja ishin adoleshentë, në New York, por ajo zbuloi se nuk ishte e interesuar për një romancë me të deri vonë.
Këngëtarja shpjegoi se si ndjenjat e saj filluan të ndryshojnë kur ata punuan së bashku në një projekt muzikor dhe ajo vuri re diçka më shumë tek partneri i saj.
Sa më shumë që flisnim aq më shumë vura re se si funksiononte mendja e tij. Ai ishte aq i vetëdijshëm për atë që po ndodhte në të gjithë botën.