Showbiz

“Amazing Grace” dokumentari teatral për nder të Aretha Franklin

“NEON” është gati të vërë në skenë dokumentarin teatral të Aretha Franklin të krijuar 3 dekada më parë por që nuk është shfaqur kurrë për shkak të problemeve ligjore që këngëtarja e ndjerë kishte me producentin.

“Amazing Grace” quhet dokumentari që do të vihet në skenë për nder të legjendës së muzikës ‘soul’ e cila u nda nga jeta në muajin gusht të këtij viti në moshën 76-vjeçare.

Kjo shfaqje do të mbahet pak javë para ndarjes së çmimeve “Oscars” dhe pritet të nominohet në disa kategori në ceremoninë më të rëndësishme të vitit. Dokumentari teatral do të na kthejë pas në kohë kur Aretha Fralnkin ishte 29-vjeçe dhe në kulmin e karrierës së saj.