Celebrities Music Showbiz

Argjend Gjigja mes muzikës, televizionit dhe modelingut/Shqiptari i parë që…

I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” ka qenë një artisti i ri, shumë i talentuar e shumëdimensional, Argjend Gjigja. Argjendi u bë edhe më i njohur për publikun pas këngës së tij “Tolerom” që e solli për herë të parë në “The Top List”, Top Awards. Argjend ka folur më shumë mbi këtë projekt por dhe detaje të tjera nga karriera e tij…

Si fillim pse ke zgjedhur të mbash emrin skenik Argjend Gjigja?

Emri im është Argjend, kurse mbiemri është sërish Argjend por në një formë tjetër. Motra ime e cila është me të meta në të menduar dhe në të folur më thërret Gjigja. E kam zgjedhur që të jem sa më afër familjarëve dhe njerëzve që kanë një familjar të tillë. Ajo është frymëzim, ajo është gjithçka.

Klipi i “Tolerom” është mjaft i veçantë, si lindi e gjitha?

Është një klip i bërë me buxhet mesatar. Ideja është ajo që e shpëton një këngë dhe një artist. Është xhiruar në një fshat ku nuk jetojnë shumë njerëz sot. Një fshat në Maqedoninë e Veriut, Cerovë.

Kënga është publikuar më 14 Shkurt, pse kjo zgjedhje?

Projekti ka kohë që është bërë si demo. Erdhi kjo data dhe thashë ‘ok’. Po flasim për tolerancë mes çifteve, por dhe toleranca lodhet së toleruari. Doja ta ktheja vëmendjen tek kjo gjë. Sa është e rëndësishme duhen dhe pak limite.

Cili është qëllimi yt në të bërit muzikë?

Qëllimi im kryesor është të sjell muzikë shqipe, jam patriot por patriot modern. Patriotizmin tim dua ta bëj me muzikë dhe me art. Dua të ketë dhe motive tradicionale.

Sa e vështirë është që të ecësh në këtë karrierë?

Është e vështirë sidomos kur nuk jeton në Tiranë apo Prishtinë. Për sa i përket zgjatjes së duarve, nuk ta zgjat njeri dorën dhe është shumë e vështirë.

Do vazhdosh të merresh me muzikë, televizion apo modeling?

Që të dyja. Modelingun po e lë sepse po shkoj në një moshë tjetër. Kam bërë një fushatë për Calvin Klein, jam shqiptari i parë që marr pjesë në fushatën e të brendshmeve për Calvin Klein. Ka ndodhur vitin e kaluar. Ishin xhirime shumë të lezetshme, përvoja më e mirë e imja për shkak të profesionalizmit të njerëzve aty, krijonin një lloj atmosfere që të ishe rehat.

Me cilin artist do të doje një bashkëpunim?

E dashuroj muzikën shqipe. Mund të përmend Vedat Ademin, Alban Skënderaj, i madhi Flor Mumajesi.

Ndërkohë ti ke publikuar dhe këngën tënde të re “Indigo”, që do të thotë ngjyrë mes të klatrës dhe vjollcës, si dhe që flet për njerëzit e mençur. Kënga vjen në shqip dhe spanjisht, çfarë mund të thuash për të?

Indigo është term që e kam përdorur gjatë viteve. Më pëlqen si ngjyrë, por dhe njerëzit indigo janë të rrallë në botë. Dua që të prekë tema të ndryshme dhe ishte një shenjë solidarizimi për ata që ndihen indigo. Për momentin janë zgjedhjet në Maqedoni. Rastësia është që njëra palë ka ngjyrën vjollcë, kurse pala tjetër ka të kaltërtën. Dhe unë zgjodha indigo. Siç e thashë më herët e dashuroj gjuhën shqipe dhe e dyta është spanjishtja.

Nëse edhe juve ju pëlqen kënga “Tolerom”, ju mund të vazhdoni ta votoni atë për të qëndruar sa më gjatë pjesë e “The Top List”.