Celebrities Gossip Showbiz

Armaldo ngacmon Luizin duke përdorur Butrint Imerin, ja si reagon Kiara!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Këngët e Butrint Imerit dëgjohen herë pas here në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Teksa në sfond ishte kënga e ish-partnerit të Kiara Titos, Jori Delli pyeti Ejllin se nëse është xheloz për lidhjen që ka pasur moderatorja. Luizi zgjodhi të luante rolin e indiferentit, duke bërë sikur nuk ka dijeni për atë lidhje. Por kunjat e Armaldos, nuk e lanë të qetë.

Armaldo: O Kiara kush është ky këngëtari?

Kiara: Butrinti dhe Don Xhoni.

Armaldo: Është Butrinti ky? A të pëlqen ky këngëtari?

Kiara: Ti boll ti.

Jori: A nuk bëhesh çik xheloz?

Luizi: Për kë moj?

Jori: Për marrëdhëniet që kishte Kiara me ndonjë njeri tjetër.

Luizi: Ku di unë kë ka pasur.

Jori: Nuk e di fare?

Luizi: Jo. Me kë me Don Xhonin?

Jori: Kiara me Butrint, si nuk e di tani

Luizi: O Kiara, thotë Jori ke qenë e lidhur me Don Xhonin a Butrintin, me kë?

Kiara: Nuk kam qejf ta komentoj.

Jori: Mirë më falni.

Armaldo: Me kë ka qenë Kiara e lidhur?

Jori: E prisha fare, nuk e dija që ishte kaq serioz

Ditën e tij të parë në shtëpinë e ‘BBV2’ Qetsori i ka habitur të gjithë me veprimin e tij. Ai bëri dush nudo e këtë gjë nuk e ka bërë asnjë banor tjerër deri më tani. Teksa po ia tregonte këtë gjë Oltës dhe Jurit, vajzat u shprehën të habitura dhe nuk u ka pëlqyer si veprim, ku dhe e kanë këshilluar Qetsorin të bëjë kujdes.