Sport

Armando Broja bashkohet me skuadrën e njohur të Premier League, zbulohen detajet!

Armando Broja është zyrtarisht një futbollist i Everton. Pasi dështoi kalimi i tij te Ipswich Town, Chelsea ka konfirmuar se sulmuesi i Kombëtares ka kaluar huazim te Everton, me këtë të fundit që do të ketë opsionin për ta blerë për 30 milionë paund.

Klubi nga Liverpuli prej kohësh e ka kërkuar 22-vjeccarin shqiptar, por duket se këtë gjë e ka arritur vetëm minutat e fundit të merkatos, me Chelsean që ja kishte bërë të qartë Brojës se donte ta largonte. Për këtë huazim ka folur dhe drejtori sportiv i Everton, i cili shprehet:

Duke monitoruar udhëtimin e Armandos për disa vite, ne jemi shumë të kënaqur që kemi qenë në gjendje ta sjellim atë në klub. Armando është ende një lojtar i ri që tashmë ka krijuar një përvojë mbresëlënëse, por ne gjithashtu mendojmë se ka shumë më tepër potencial për t’u zhbllokuar. Para së gjithash, ne do të punojmë me të për ta kthyer në formë sa më shpejt të jetë e e mundur. Më pas, shtimi i tij do të forcojë opsionet tona në repartin e sulmit.

Nuk dihet ende nëse Broja do të jetë i gatshëm me Everton për ndeshjen e radhës me Bournemouth, teksa pas kësaj ai do të vijojë grumbullimin me Shqipërinë për ndeshjet me Ukrainën dhe Gjeorgjinë në Ligën e Kombeve.