Celebrities Gossip Showbiz

Arrin 4 milion klikime bashkëpunimi i katër artistëve tuaj të preferuar!

Dj Dagz është një nga ish-banorët e “Big Brother” dhe një nga artistët më të përfolur të momentit jo vetëm për projektet e tij muzikore por edhe për historinë e dashurisë që u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe që vazhdon më mirë se kurrë edhe jashtë me moderatoren e njohur, Einxhel Shkirën.

Në shtëpinë e ‘BBV’, Dagz ishte si një banor i vetëm së bashku me mikun e tij të ngushtë, Dj Pm i cili prej vitesh i njohur për publikun për sa i përket këngëve të tij dhe performancës në club-et e Kosovës dhe Shqipërisë. Jo vetëm për çfarë dha brenda shtëpisë, por dhe për lidhjen e tij me Sarah Berishën që vazhdon ende pas përfundimit.

Të dy artistët shpesh na tregojnë dashurinë dhe adhurimin që ndjekësit e tyre kanë për ta dhe muzikën që ata prodhojnë. Ndaj së fundmi, dyshja në bashkëpunim me dy këngëtarë shumë të njohur, Ermal Fejzullahun dhe Lumi B kanë lançuar ‘Ma e mira’ një projekt shumë veror, i cili deri më tani është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe numëron plot 4 milion klikime në platformën ‘YouTube’.