Lifestyle Love & Sex Sex

Arsyet që shumë çifte preferojnë seksin e egër dhe emocionet që të krijon…

Sigurisht, mund të mos jetë për të gjithë, por disa çifte janë shumë të dhënë pas seksit të egër dhe dominues. Madje sipas një studimi të Universitetit të Teksasit të Veriut, 57 % e grave dhe vajzave seksualisht aktive janë të eksituara nga ideja e seksit ‘të dhunshëm’. Dhe kjo është krejtësisht e natyrshme për një jetë seksuale të shëndetshme dhe të kënaqshme.

Por se çfarë do të thotë për ju “seksi i egër” varet shumë nga niveli juaj i rehatisë. Për disa, mund të jenë shuplakat ose lidhja e duarve. Për të tjerët, mund të jetë aq minimale sa të provosh një pozicion të ri.

Seksi vetvetiu sjell kënaqësi, mirëpo ai shpesh përfshin edhe shumë faktorë të tjerë, nga karakteri i partnerit dhe inspirimi momental deri te besimi. Se çfarë ndikon në ritmin, tempin dhe forcën e lojës seksuale, mund të shpjegohet me faktorë të ndryshëm.

Mund të jetë fjala për elementin e befasisë, inspirimit të pastër me partnerin aktual dhe me ambientin apo me nivelin e dopaminës, e cila është e rëndësishme për përjetimin e kënaqësisë. Ja disa nga arsyet që shumë çifte e preferojnë seksin e egër dhe ndjesinë që të krijon…

1. Befasia

Elementi i befasisë shton nivelin e dopaminës, gjë që rrit adrenalinën, emocionin dhe lumturinë. Kjo gjë na mundëson që shkëndijën në lidhjen tonë ta mbajmë të ndezur.

2. Forca

Forca është eksituese, ndërkaq seksi i egër vjen dhe me ‘urdhra’ të fuqishme, gjë që mund të jetë shumë eksituese për disa njerëz.

3. Besimi

Siç theksojnë ekspertët, me seksin e egër partnerët shfaqin besimin reciprok. Me fjalë të tjera, nëse e lejoni që t’ju lidhë dhe t’ju ‘dhurojë’ disa shuplaka, i bëni me dije se i besoni që nuk do t’ju lëndojë.

4. Liria

Seksi i egër lë ndjenjën e lirisë që nga partneri mund të marrim atë që dëshirojmë, me të cilën arrihet deri te marrëdhënia e sinqertë midis njerëzve.

Rikujtojmë se, gratë në Mbretërinë e Bashkuar po vuajnë lëndime dhe probleme të tjera shëndetësore si rezultat i rritjes së popullaritetit të seksit anal mes çifteve heteroseksuale, kanë paralajmëruar dy kirurgë të ‘NHS’. Sipas ‘Guardian’, pasojat përfshijnë infeksionet seksualisht të transmetueshme, dhimbjen dhe gjakderdhjen për shkak se ato kanë përjetuar trauma trupore gjatë angazhimit në praktikë, shkruajnë mjekët në një artikull në ‘British Medical Journal’.