Love & Sex Sex

Seksi anal, ja arsyet se pse shumë femra hezitojnë dhe të tjera e preferojnë…

Seksi anal është një nga aktet që shumë e konsiderojnë si të frikshëm. Megjithatë, nuk është kurrë vonë për të ndryshuar mendim. Shumica e femrave kanë një sërë pikëpyetjesh në mendje lidhur me këtë.  Si fillim duhet të dini se seksi anal mund të hapë shumë dyer kënaqësie. Shumica e meshkujve por veçanërisht femrat, janë ato që përjetojnë orgazmën më intensive nëpërmjet eksplorimit të eksperiencave të reja. Sidoqoftë, seksi anal është diçka që disa femra e kanë të vështirë që t’a pranojnë. Por cilat janë arsyet që ndodh kjo?

Dhimbja

Frika ndaj dhimbjes duket se është arsyeja kryesore se pse femrat i thonë ‘jo’ seksit anal. Një faqe pornoje thotë se, duke e provuar fillimisht me një lodër seksi, bën që kënaqësia të zbehë dhimbjen. Por kujdes! Është e rëndësishme që të përdorni lubrifikues.

Shqetësimet shëndetësore

Shpeshherë femrat shqetësohen rreth aspekteve higjienike dhe shëndetësore për çdo gjë që mund të ndodhi tek të pasmet e tyre. Disa gra kanë pikëpyetje lidhur me këtë problem. Megjithatë, mos u shqetësoni sepse ka një zgjidhje. Pastrimi paraprak është shumë i rëndësishëm.

Madhësia

Është e vërtetë se shumica e femrave për të anashkaluar seksin anal, thonë se penisi i partnerit është shumë i madh. Por nëse bëhet sipas udhëzimeve të duhura dhe përdoret sasi e mjaftueshme lubrifikuesi, asgjë nuk e pengon të provoni këtë eksperiencë.

Nuk është në preferencat e saj

Seksi anal nuk është diçka që shijohet nga shumica e femrave dhe nëse është kështu, atëherë duhet respektuar. Konsensusi është shumë i rëndësishëm për të arritur kënaqësinë dhe sidomos kur bëhet fjala për seksin. Nëse partnerja juaj thjesht nuk e pëqen t’a provoni, mos u përpiqni të ngulni këmbë.

Është e sikletshme

Për shumë femra kjo mund të duket si një eksperiencë e turpshme. Gjithçka ka të bëjë me gjetjen e mënyrës që funksionon për të dy palët dhe më pas të argëtoheni duke e provuar. Por gjithmonë është e nevojshme të përdoren lubrifikantët.

Ndërkohë të shumta janë dhe ato femra që e kanë pranuar në marrëdhëniet e tyre këtë akt dhe duket se e shijojnë si eksperiencë. Më poshtë janë disa nga arsyet se pse e preferojnë ato.

Mund të çojë në orgazma të fuqishme

Duke qenë se ka shumë tufa nervore, shumë femra thonë se seksi anal dhe njëkohësisht stimulimi i klitorit është i jashtëzakonshëm. Relaksimi dhe të qenit të sigurtë se jeni të mirë-lubrifikuar, është çelësi i gjithë raportit të kënaqshëm të aktit seksual anal. Pozicionimi i mirë është elementi kyç.

Dhimbja ndonjëherë është kënaqësi më vete

Për disa femra, dhimbjet ndonjëherë të sjellin kënaqësi. Këto i shtojnë atyre adrenalinën dhe e bëjnë atë të eksitohet edhe më shumë gjatë seksit.

Përpjekja për t’u relaksuar

Është e rëndësishme që partneri juaj të gjejë mënyrën e duhur për t’ju relaksuar dhe të ndjeheni sa më mirë gjatë gjithë eksperiencës. Çelësi qendron tek partnerët që bëjnë prioritet gjendjen e të dashurës përpara dëshirave të tij.

Asnjë rrezik për shtatëzani

Ndërkohë që teorikisht është e mundur të mbetesh shtatzënë nga seksi anal, gjasat janë plotësisht të pamundura. Disa femra thonë se ndihesh mirë kur nuk ke pse shqetësohesh për këtë problem. Ky është një avantazh.