Botë e Çuditshme Fashion

Balenciaga ka menduar për adhuruesit e patatinave, nxjerr në treg modelin e ri të çantave…

Koleksioni i ri i çantave të Balenciaga-s ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve për shkak të modelit unik. Marka luksoze e modës është bashkuar me kompaninë e famshme amerikane Lay’s për të krijuar një çantë të re që duket si një qese patatinash. Çanta e frymëzuar nga Lay’s bëri debutimin e saj në Javën e Modës në Paris së fundmi.

Llogaria në Twitter e Lay’s ka shpërndarë foto nga sfilata e modës. Modelet mbanin çantën Lay’s si pjesë të aksesorëve të tyre. Çantat janë në ngjyra si çeset e patatinave të Lays, të verdhë, blu dhe të kuqe. Ndërkaq, një foto e një palë shapkash të reja nga Balenciaga që thuhet se do të hidhen në treg së shpejti u shfaq në mediat sociale dhe shkaktoi bujë në komente. Balenciaga njihet si për cilësinë e mallrave të saj, ashtu edhe për dizajnet e veta dalluese.

Kompania nuk ndalon kurrë së na çudituri dhe na la edhe një herë pa fjalë.  Moda ka të bëjë me eksperimentimin në ide e dizajne që nga ana tjetër bëhen tendenca për t’u ndjekur. Por Balenciaga del gjithmonë jashtë imagjinatës me krijimet e saj. Firma shfaqi disa shapka si shishe që padyshim tërhoqën vëmendjen e njerëzve, për një sërë faktorësh. Shapkat me gisht kanë evoluar në një stil të ri që ka marrë reagime negative nga shumica e komentuesve. 

Së fundmi gjithashtu Balenciaga ka nxjerrë në treg trendi-n e saj të fundit, që e ka vënë në qendër të ‘sulmeve’ të njerëzve. Marka e njohur ka lançuar çantat që ngjajnë si qese plehrash me vlerë 1470 paund, 1790 dollarë. Shtëpia luksoze spanjolle e modës po i shet çantat e lëkurës në katër ngjyra të ndryshme duke përfshirë të zezën, të bardhën, blunë dhe të verdhën.