Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Art & Kulturë Rajoni

Bëri simbolin e shqiponjës në “Eurovision”, mediat serbe sulmojnë Gjon’s Tears: Skandal!

Përfaqësuesi i Zvicrës këtë edicion të “Eurovision 21”, Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, arriti të merrte një rezultat historik në festivalin prestigjioz.

Ai arriti të dilte fitues me votat e jurive të vendeve pjesëmarrëse, por nuk mori aq vota sa duhej nga publiku dhe u rendit kështu në vendin e tretë në festival. Këngëtari shqiptar mori vëmendje të madhe nga mediat evropiane, të cilat e përgëzuan për performancën dinjitoze.

Një mbështetje të tillë ai nuk e gjeti nga mediat serbe, të cilat e kanë sulmuar hapur artistin. Arsyeja? E thjeshtë.

Simboli i shqiponjës që bëri Gjoni në momentin që Shqipëria i dha 12 pikë, aq sa ishin dhe ato maksimalet.

Sipas tyre, ky ishte një provokim, e madje një skandal.

Me këtë gjest ai tërhoqi mbi vete zemërimin e serbëve, shkruan portali kroat i lajmeve “24sata”.

Ndërkohë edhe njerëzit në rrjetet sociale drejtuan një mori sharjesh ndaj artistit duke kërkuar diskualifikim e tij.