BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Film & Tv Showbiz

Big Brother Live nga Shtëpia/Sherr Romeo-Meritoni për viktimizimin/Kush e përdor më shumë?

Nis Big Brother Live nga Shtëpia, që do t’ju bëjë shoqëri deri më 19:00 në TAR, në emisionin radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione, në këtë ditë feste të Pashkës katolike e ku iu është kërkuar të ngjyrosin vezët simbol.

Ilnisa, Romeo, Meritoni dhe Heidi më në fund e ndanë mendjen për temën e pandelit të tyre, viktimizimi. Ilnisa nuk la pa përmendur përjashtimin e Eglës e se mund të flisnin për të, por në fund ranë dakord të thellohen te karta e viktimizimit dhe sa funksionin në shtëpinë më të famshme në vend?

Meritoni e nisi duke komentuar strategjinë e Romeos dhe hoqi paralele me atë të Donaldit, në edicionin e parë të BBVIP Albania.

Hyn brenda, afron vajza e pastaj sillesh në mënyrë arrogante… Emocionin real e ktheve në lojë edhe pse nuk dua të kthehem pas në kohë… Loja e njëjtë: dashuria, viktimizimi ky është realiteti…

Romeo vazhdon të kundërshtojë dhe viktimizimin e lidh me përndjekjen… Më pas hyjnë në debate të ashpra ku Romeo akuzon Meritonin se është i dobët dhe se nuk ka pse t’i përfshijë familjen.

Ti dhe Ilnisa, keni frikë të dilni jashtë. Ti fute plakun tim, o Meriton… je i dobët. Unë nuk kam frikë të dal dhe kur të ndodhë kjo, unë do të marr këtë gocën (Heidin) për dore e do të ketë fishekzjarre….

Romeo: Viktimizimi, karta që të nxjerr më shëmtuar!

Meritoni: Kartën e viktizimit e ka përdorur Romeo Veshaj sepse ndoshta ka patur përvojën e duhur e mbase për shkak se e njeh si format dhe e di që viktimizimi brenda shtëpisë duhet.

Heidi: Ka një diferencë se kush është me të vërtetë viktimë e kush e përdor.  Françeska e përdor absolutisht kartën e viktimizimit se deri diku funksionon. Por, nëse e bën keq e është fallco, del shumë keq, si puna e Françeskës. Del shumë qartë se kush është viktima e vërtetë e kush është goditur dhe sulmuar.

Romeo: Viktimizmi kërkohet me zor në këtë shtëpi dhe unë mendoj se është përdorur fort nga Ilnisa e Meritoni kur sulmohen nga të tjerët dhe pastaj kërkojnë falje në prime.

Ndërsa Romeo fliste, Ilnisa e ndërpriste për t’i kujtuar situata konkrete që sipas saj, nuk kanë asnjë lidhje me viktimizimin.