Celebrities Fashion

Billie Eilish vjen me projektin e saj më të ri, ndryshe nga çdo gjë tjetër!

Billie Eilish ka njoftuar bashkëpunimin me kompaninë ‘Air Jordan’ duke zbuluar se ajo do të lançojë dy palë atlete të dizajnuara me porosi të cilat priten që të dalin gjatë këtyre ditëve. Këtë lajm këngëtarja e bëri vetë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram ku shkroi gjithashtu se:

Jam shumë e emocionuar që më në fund do të ndaj me ju dy dizajnet e mia Jordan!! Unë gjithmonë e kam dashur @jumpman23 dhe ishte një përvojë kaq e pabesueshme dhe surreale që të krijoja këto, veçanërisht në një mënyrë të qëndrueshme (100% vegan me mbi 20% material të ricikluar).të dyja lançohen 9/27 në store.billieeilish.com dhe 9/30 në aplikacionin Nike SNKRS! dhe ju mund të shkoni modelet në SNKRS tani për më shumë !!

Në fotografitë e parë të postuar kompozitorja bukuroshe teksa po vështronte në dysheme dhe ishte veshur me një bluzë të zezë me përmasa të mëdha dhe një palë pantallona të shkurtra që përputheshin dhe shkonin me çorapet, ndërkohë që ajo tregoi atletet e reja me ngjyrë të gjelbër.

Ndërsa në foton e dytë ajo është e ulur dhe thjesht po tregon dizajnin e dytë të atleteve të saj të cilat janë krejtësisht ndryshe nga të parat. Këngëtarja e hitit ‘Bad Guy’ gjithashtu shkroi dhe një mesazh të gjatë për të shprehur entuziazmin e saj për bashkëpunimin dhe për të shtjelluar deri në detaje pikat më të rëndësishme të atleteve.

Eilish ka folur gjithashtu për mënyrën sesi këpucët e saj të personalizuara ishin veçanërisht të gjithanshme dhe tha se ato do të shkonin me çdo stil veshjeje. Këngëtarja fituese e ‘Grammy’-it  vuri në dukje se këpucët e saj do të fuqizonin mbajtësit e tyre që të shpreheshin pa frikën e gjykimit.

19-vjeçarja bashkëpunoi me markën e njohur për një palë ‘Air Jordan 15 Retros’, të cilat do të ofrohen në ngjyrë bezhë si në kafe, dhe një palë ‘Air Jordan 1 KO’ që shfaqin një nuancë shumë më tërheqëse në ngjyrë të gjelbër, të lehtë.

Këpucët aktualisht do të vihen në dispozicion të publikut përmes faqes zyrtare në 27 Shtator dhe me një lançim të dytë në aplikacionin ‘Nike SNKRS’. Artistët muzikorë që kanë punuar më parë me markën ikonike të atlete përfshijnë Travis Scott dhe J Balvin.