Celebrities Gossip Showbiz

“Mundohem t’i mbaj sa më…” Billie Eilish flet hapur për Sindromën Tourette!

Këngëtarja fituese e Grammy, Billie Eilish, ka vendosur të flasë pa filtra për një nga aspektet më pak të kuptuara të jetës së saj, duke sfiduar hapur stigmën rreth sindromës Tourette.

Gjatë një interviste në podkastin “Good Hang with Amy Poehler” me Amy Poehler, artistja tregoi se përballet çdo ditë me tike të pavullnetshme, të cilat shpesh përpiqet t’i kontrollojë, sidomos gjatë daljeve publike.

Kam tike vokale… por mundohem t’i mbaj sa më të qeta. Në intervista i shtyp vazhdimisht, dhe sapo dal nga dhoma, më duhet t’i nxjerr të gjitha

-rrëfeu ajo, duke treguar presionin e padukshëm që përjeton.

Eilish shpjegoi se çrregullimi, i klasifikuar në DSM-5, nuk është thjesht një çështje “nervozizmi”, siç mendojnë shumë, por përfshin impulse të pakontrollueshme që ndonjëherë mund të shprehen edhe me fjalë të papërshtatshme.

Imagjinoni mendime që nuk doni t’i keni… por goja juaj duhet t’i thotë me zë të lartë

-u shpreh ajo, duke dhënë një nga përshkrimet më të drejtpërdrejta të kësaj gjendjeje.

Artistja, e cila është diagnostikuar që në moshën 11-vjeçare, theksoi se ajo që e shqetëson më shumë është mungesa e kuptimit nga njerëzit.

Kur kam shumë tike radhazi, njerëzit më pyesin ‘Je mirë?’… por kjo është normale për mua

-shtoi ajo.

Deklaratat e saj kanë marrë mbështetje të madhe nga fansat, duke hapur një diskutim më të gjerë për ndërgjegjësimin dhe pranimin e çrregullimeve neurozhvillimore në shoqëri.