Kylie Jenner ka bërë një rrëfim të sinqertë për periudhën kur zbuloi se do të bëhej nënë për herë të parë në moshën 19-vjeçare, duke treguar se kishte kaluar momente paniku dhe frike të madhe.
Gjatë një interviste në podkastin “Therapuss”, ylli i reality show-t tregoi se kishte shumë frikë t’ua tregonte lajmin prindërve të saj, Kris Jenner dhe Caitlyn Jenner, pasi mendonte se reagimi i tyre nuk do të ishte pozitiv.
Isha në panik. Kisha shumë frikë t’u tregoja prindërve të mi. Isha vërtet e tmerruar
-u shpreh Kylie.
Megjithatë, ajo tregoi se situata rezultoi ndryshe nga ç’e kishte imagjinuar.
Kur ua tregova, askush nuk ishte i zemëruar
Pavarësisht frikës fillestare, Kylie Jenner theksoi se brenda vetes e ndiente se donte ta mbante fëmijën dhe të ecte përpara me vendimin e saj, edhe nëse do t’i duhej ta përballonte gjithçka e vetme.
Kishte diçka brenda meje që e dinte se doja ta bëja këtë dhe se duhej të merrja një vendim për veten time. Dhe edhe nëse do të më duhej ta kaloja këtë vetëm ose sido që të ishte, kjo është zgjedhja që do të bëj
-rrëfeu ajo.
Stormi Webster erdhi në jetë në vitin 2018, ndërsa më vonë Kylie u bë nënë për herë të dytë me lindjen e djalit të saj, Air, nga lidhja me Travis Scott.
Në të njëjtin podkast, Jenner foli edhe për vështirësitë që përjetoi gjatë shtatzënisë së dytë. Ajo tregoi se kishte komplikacione serioze dhe ishte detyruar të qëndronte pothuajse e palëvizshme për shkak të dhimbjeve të forta të shpinës dhe shiatikut.
Sipas saj, kishte ditë kur nuk arrinte as të ngrihej nga shtrati, ndërsa mjekët i kishin rekomanduar të kufizonte lëvizjet.
Kylie rrëfeu gjithashtu se gjatë asaj periudhe kishte shtuar ndjeshëm në peshë dhe përdorte ushqime si akullorja dhe karbohidratet për të përballuar të përzierat.
Aktualisht, Kylie Jenner është ndarë nga Travis Scott që prej vitit 2023 dhe ndodhet në një lidhje me Timothée Chalamet, me të cilin, sipas raportimeve, dëshiron të krijojë familje në të ardhmen.